HomeLAJMENdahet nga jeta para kohe kandidatja për deputete e PD

Ndahet nga jeta para kohe kandidatja për deputete e PD

Eshtë ndarë nga jeta parakohe anëtarja e Kryesise së Degës së PD të Lushnjes dhe njëkohësisht kandidate për deputete, Ardita Gjyla.

Lajmi bëhet i ditur nga Dega e PD Lushnje, e cila i ka shprehur ngushëllimet familjes për këtë nënë, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuese në jetën politike e sociale të qytetit të Lushnjes duke dhënë kontributin e saj të çmuar.

Mesazhi i PD Lushnje

Lamtumire Ardita Gjyla!

Largohet nga kjo jete nje nene, grua, mesuese, bashkeshorte dhe aktiviste e PD. Dhimbje per humbjen e parakoheshme te Ardita Gjyles, e cila ka dhene kontributin e saj prinderor, qytetar, edukativ e politik, drejtuese ne disa institucione ne karrieren e saj. Anetare e Keshillit Bashkiak me siglen e PD-se, anetare e Kryesise se deges se PD-se Lushnje, kandidate per deputete, drejtuese ne Arsim dhe nivele te tjera vendore, sot Ardita Gjyla merr lamtumiren e fundit nga te gjithe familjaret, bashkeqytetaret, anetaret dhe simpatizantet e PD Lushnje.

Ne ato kohe te veshtira politike e shoqerore kur roli i gruas shihej me dyshim dhe mungese besimi, Ardita ka mare pergjegjesi duke perfaqesuar denjesisht gruan dhe PD-ne Lushnje.

PD Lushnje shpreh ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes per kete nene, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuese ne jeten politike e sociale te qytetit te Lushnjes duke dhene kontributin e saj te cmuar.

I paharruar roli dhe kontributi i saj per qytetin e Lushnjes dhe per PD-ne Lushnje.

PD Dega Lushnje

gjyla

Most Popular