HomeLAJMEMjeku i njohur reagon ndaj Ramës: Kjo është një tallje me shqiptarët!...

Mjeku i njohur reagon ndaj Ramës: Kjo është një tallje me shqiptarët! Boll dëmtove! Lëre të qetë shëndetësinë!

Nga Erion DASHO

U MBARS MALI DHE POLLI NJË MI!

Manastirliu deklaroi në Kuvend se spitali i Levanit, i ndërtuar në pikëprerjen e tre rajoneve të vendit (pra që pritej të shërbente si strukture suprarajonale) do të ketë 150 shtretër!
Kjo është një tallje me shqiptarët!

Kur u deklarua se ky spital do të ndërtohej për dy muaj, shumë ekspertë (ndër ta edhe unë) u habitëm dhe thamë se një ndërmarrje e tillë ishte e pamundur. Kjo sepse parashikuam se një strukturë suprarajonale do të kishte midis 500 dhe 1,000 shtretër për ta merituar këtë emër.

Në fakt, ndodh e kundërta! 150 shtretër është më pak edhe se numri prej 200 shtretërish i cili pranohet si minimumi i nevojshëm për një spital të përgjithshëm! 150 shtretër mund të ketë një klinikë që ofron një ose disa disiplina të veçuara!

Me ngutjen elektorale për të mbuluar me shoshë katastrofën ku ka zhytur shëndetësinë, kryeministri po shpërdoron keqaz ndihmën bujare të një vendi mik (e cila mund të ishte përdorur për të ndërtuar një spital të mirëfilltë) dhe po i vendos një minë tjetër asaj që ka mbetur nga sistemi i dikurshëm shëndetësor.

Borat,
Shqiptarët e kanë marrë vetë në dorë fatin e shëndetit të tyre! Edhe në kushte pandemie ata po preferojnë shtëpitë dhe jo spitalet e tua që kanë marrë fund!

Boll dëmtove! Lëre të qetë shëndetësinë!

Most Popular