HomeLAJMEReagimi i Yuri Kim për Doshin,flet Baton Haxhiu:Presion politik, është me pasoja

Reagimi i Yuri Kim për Doshin,flet Baton Haxhiu:Presion politik, është me pasoja

Analisti Baton Haxhiu e ka cilësuar presion politik, qëndrimin e Ambasadores Amerikane Yuri Kim, lidhur me moslejimin e Tom Doshit për të kandiduar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas Haxhiut, presioni politik është me pasoja.

“Ambasadorja duhet realisht, ose SHBA-ja është e obliguar, ky është presion politik, nuk është presion moral dhe presioni politik mendoj që është me pasoja. Ky mund të kandidojë. KQZ-ja mund të mos e lejojë ose mund ta lejojë që të jetë kandidat dhe pastaj do e shohim se çfarë do të jetë qëndrimi i Departamentit të Shtetit dhe ambasadës këtu”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se edhe më herët Ambasadorja Amerikane kishte kërkuar nga partitë politike dekriminalizimin e listave./Opinion.al

Most Popular