HomeLAJMEJa pse Genti i KLP, nuk nis hetimin për prokurorët që mbyllën...

Ja pse Genti i KLP, nuk nis hetimin për prokurorët që mbyllën dosjen e PPP-ve të Ilir Beqjas në mjekësi

Në muajin maj 2019, KLSH, PD dhe një mjek kirurg i QSUT; veç e veç, depozituan në Prokurorinë e Tiranës, kallëzim penal për ish-ministrin Ilir Beqaj, me objekt hetimin e procedurës, vlerës dhe tenderimit të 4 PPP-të mjekësore “Ceck-up”, “Hemodializë”. “Sterilizim” e “Laboratorët”.
Në muajin korrik 2019, për shkak të pozicionit e statusit “deputet” të Ilir Beqjes, dosja u përcoll për hetim në Prokurorinë e Përgjithshme, për të cilën ish-drejtuesja A. Marku, caktoi një grup hetimor prej 3 prokurorësh, dy prej të cilëve me familjarë të punësuar shefa në Ministrinë e Shëndetësisë.

Por në muajin tetor 2019, dosja “Beqja” u mbyll për “mungesë provash shpërdorimi detyre dhe pa abuzim në procedurën e tenderimeve e vlerën financiare”, vendim i cili nuk u bë publik.

Kundër këtij skandali, reaguan KLSH, PD e mjeku kirurg, të cilët në muajin shkurt 2020, i kërkuan kryetarit të KLP-së, Gent Ibrahimi, hetim administrativ për grupin e prokurorëve që “pastruan” e mbyllën dosjen.

Por prej 1 viti, Ibrahimi i KLP, nuk po e fut në “rend dite”, hetimin për prokurorët që pezulluan dosjen e Beqjes me 410 milionë Euro PPP mjekësore. Pse?

Sipas informacionit, rezulton se brenda dosjes së PPP-ve mjekësore është dhe shtetasi Rajmond Cimbi, ish-drejtor i tenderëve dhe kryetar i komisionit të koncesioneve në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë 4 viteve të Ilir Beqjes e 2 viteve me Ogerta Manastriliun.

Ndërsa në KLP, Drejtore e Shërbimeve Ligjore është Edlira Cimbi, gruaja e Rajmond Cimbit; e cila ka për detyrë, që në kosultim me kryetarin Gent Ibrahimi, të përzgjedhë, interpretojë juridikisht e paraqesë për trajtim në mbledhjet e KLP, ato dosje që mendon ajo.

Në rastin konkret, ankesa është bërë për mbylljen e dosjes hetimore të Ilir Beqjes; brenda të cilës është dhe burri i saj, Rajmond Cimbi, si ish-drejtori që së bashku me Beqjen, ka hartuar dhe tenderuar këto koncesione.

A mund të pranojë e lejojë kryetar Gent Ibrahimi, të bëjë objekt mbledhjesh të KLP, dosjen ku nr. 2 i aferës është burri i vartëses së tij, që i bën gjithë pazaret me dosjet për shkarkime, emërime e transferime?

Po gruaja, mund të përzgjedhë e çojë për hetim, dosjen ku subjekt hetimi administrativ, janë prokurorët që nuk i çuan burrin para drejtësisë?

Kujtojmë se T.B, anëtar i KLP Tartar Baze, ka kërkuar disa herë nga kryetari Gent Ibrahimi; të futet në “rend dite” hetimi për procedurën penale dhe motivet ligjore, të mbylljes së dosjes “Beqja”, por përherë është refuzuar.

Ndërkohë që ankesat e prokurorëve të inkriminuar, bërë kundër fakteve të publikuara nga “Pamfleti”; shefi i KLP i ka futur në rend dite e ka marrë vendime brenda 24 orësh, në mbrojtje të tyre./Pamfleti

Most Popular