Aktorja e mirënjohur, Marjana Kondi ka festuar 60-vjetorin e lindjes.
Krahas urimeve të shumta që ka marrë, ajo që i ka tërhequr vëmendjen ka qenë surpriza që i ka bërë kryeministri Edi Rama.
“Mirënjohje dhe falenderime Z. Kryeministër që në ditën time të lindjes 60-ta ,të më respektojë me një dhuratë simbolike si shenjë vlerësimi për kontributin tim në skenë dhe në kinematografi ”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku shfaqet me shishen e verës në duar.