Një ditë pasi kryeministri Rama e la të hapur mundësinë e futjes në listë të deputetëve nga opozita parlamentare vjen një zhvillim surprizues.
Reme Lala aktualisht deputete e PDIU-s i është bashkuar skuadrës garuese të 25 Prillit nën logon e socialistëve. Ky është një zhvillim surprizues që vjen nga kampi i majtë, në një kohë kur Reme Lala u zgjodh deputete në qarkun e Dibrës.
Janë të paktën edhe 5 deputetë të opozitës parlamentare të cilët do të garojnë nën siglën e PS më 25 Prill.