Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskyy ka rrëfyer për mediat ndërkombëtare mënyrën e tij të jetesës gjatë javës së fundit kur Rusia po sulmon Ukrainën.
Për “CNN” dhe “Reuters”, kreu i shtetit ukrainas dha intervistë nga një bunker në kryeqytetin Kiev.
Ai pranoi se nuk e ka parë familjen e tij prej disa ditësh dhe rutina e tij në këtë javë ka qenë punë dhe gjumë.
“Rutina ime? Punoj dhe fle. Nuk e kam parë familjen time prej disa ditësh. Për here të fundit i pashë para 3 ditësh, në mes të luftës”, deklaroi lideri ukrainas Volodimir Zelensky.
Ndërkohë, gjatë intervistës shihet teksa Zelensky informohet se në momentin që flasin, rusët kanë sulmuar Babyn Yar, ose Mmemoriali për viktimat e Holokaustit.
“Memorialin nisëm ta ndërtonim 80 vite pas tragjedisë”, thuhet në video.
“Kjo është Rusia, përgëzimet e mia!”, thotë Zelensky.