Ndonëse kanë përdorur retorika të ashpra kundër njëri tjetrit, PS e dhe koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ thënë ndryshe, Foltorja, janë bërë bashkë për të mos pranuar komisionerët e PD në zgjedhjet e pjesshme vendore që mbahen sot.
QPL Media ka siguruara vendimin e KQZ dhe të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë miratuar emrat e paraqitur nga Partia Demokratike, si komisionerë në këtë KZAZ.
“Në përfundim të shqyrtimit të ankesës, KAS vendosi detyrimin e KZAZ nr.26 të bëjë emërimin e sekretarëve dhe anëtarëve të KQV-së, për ato KQV që kuorumi nuk plotësohet sipas listës bashkëlidhur vendimit nr. 130, datë 05/03/ 2022 të Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve”, thuhet në vendimin e KAS që mban firmat e të gjithë anëtarëve. Vendim i cili nuk zbatohet tashmë nga komisionerët e PS dhe Berishës në Vorë.
Në Vorë votohet dhe numërohet elektronikisht dhe rezultati do të shpallet 1 orë pas mbylljes së procesit të votimit. Në Bashkinë e Vorës ka 44 QV.