HomeSPORT“Të paaftë dhe gënjeshtarë”, Neymar publikon bisedën e Whatsapp-it

“Të paaftë dhe gënjeshtarë”, Neymar publikon bisedën e Whatsapp-it

Ka ardhur përgënjeshtrimi i sherrit të supozuar që është zhvilluar mes
Donnarumma-s dhe Neymar-it, pas humbjes së pësuar në Champions
League kundër Real Madrid-it.

Ka qenë vetë braziliani që ka përgënjeshtruar gjithçka me një mesazh
të postuar në Instagram. Në mesazhin e parë ka publikuar mesazhet
në Whatsapp me Donnarumma-n, i cili ka dërguar shokut të skuadrës
artikullin e Marca-s, duke shtuar:

“Përshëndetje Ney. Më fal për dje. Ky lajm është i papranueshëm”.
Sulmuesi është përgjigjur:

“Rri i Qetë. Në futboll mund të ndodhë. Jemi një skuadër dhe jemi me
ty. Je akoma shumë i ri dhe do të fitosh shumë. Ngrihu në këmbë dhe
vazhdo kështu. Një përqafim”.

Sipas shtypit spanjoll, Neymar është kapur me portierin italian për
gabimin e bërë në rastin e golit të parë të Real Madrid-it, me shokët e
skuadrës që kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Megjithatë, Neymar ka përgënjeshtruar gjithçka me një postim tjetër të ashpër në Instagram:
“Urrej të vij këtu dhe të përgënjeshtroj këto informacione. Por është
një gënjeshtër. Nuk ka patur asnjë sherr në dhomat e zhveshjes!
Gazetarë të paaftë që duan të bien në sy, provojeni herën tjetër, ok?”.

Most Popular