HomeLAJMEDeklaratë 'bombë' : Donaldi të vret natën dhe të qan ditën...

Deklaratë ‘bombë’ : Donaldi të vret natën dhe të qan ditën…

Meridiani, ish-banori i BBV mbahet mend për përplasjen e tij me Romeo Veshajn, ish-in e Borës. Ai ka folur pikërisht për aktorin, teksa e ka thumbuar me një shprehje popullore shqiptare. Kujtojmë se Meridiani shpërtheu asokohe ndaj Donaldit pasi e nxori në nominim me veten e tij dhe Ilirin. Përveç Donaldit, ai nënkuptoi se miqësia me Arjolën nuk është si më përpara.

Meridiani:

Ka pasur njerëz që për lidhjen e Beatrix dhe Donaldit më kanë ofenduar dhe kur u ndanë më kërkuan falje. Unë doja që njerëzit t’i njohim kur kanë pushtet dhe pasuri. Dhe kur njerëzit merrnin pushtet tjetërsoheshin. Rasti konkret është Donaldi. Unë nuk kam asnjë kontakt me të tani që jam jashtë por brenda nuk më ka pëlqyer. Me ata që kam folur ne shtëpi flas ende, përfshirë edhe Beatrix. Me të kam folur shumë me mesazhe. I kemi thënë njëri-tjetrit të njëjtat fjala të mira që kemi thënë brenda.

Kur u pyet që të përshkruante lojën e ish banorëve kur ishin brenda, Meridiani tha për Donaldin: “Të vrasin natën dhe të qajnë ditën. E lidh me veten time. Nuk kam asnjë kontakt me të.“

Most Popular