HomeLAJMEA je i gatshëm që të sakrifikohesh për bashkimin e PD-së? Flet...

A je i gatshëm që të sakrifikohesh për bashkimin e PD-së? Flet Berisha nga Elbasani

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vizituar qytetin e Elbasanit, në kuadër të festimeve të Ditës së Verës,.

Berisha u pyet nga gazetarja e Fax News, Entela Duka, nëse është gati që të sakrifikohet për PD-në, duke hequr dorë nga rikandimi për kreun e kësaj force politike, ku tha se ata që e kërkojnë këtë janë duke luajtur bllofin.

Ish-kryeministri përshëndeti protestat që janë mbajtur në të gjithë vendin.

Sali Berisha:

Uroj qytetarët e Elbasanit, të cilët e mbajtën gjallë më shumë se të gjithë të tjerët këtë festë të mrekullueshme. Ndaj Elbasani konsiderohet kryeqyteti i festës, kryeqyteti i vendit. 

Festa e Ditës së Verës është dita e lulëzimit, e shpërthimit të burimeve, e çeljes së gjithçkaje të mirë. Uroj që për shqiptarët kjo ditë të sjell ndërrimin e narkoshtetit, dhe rivendosjen e shtetit ligjor.

Një urim kamn për ata qindra mijëra shqiptarë që kanë mbushur rrugët dhe sheshet e vendit, për të protestuar kundcër një politike cinike dhe të pashpirtë,  që përdor si pretekt hijet e luftës në Ukrainë, për të justifikuar rritjen e çmimeve më jetike të qytetarëve shiptarë. Edhe njëherë gëzuar këtë ditë për mbarë shqiptarët.

Kjo do të jetë pranverë, mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve rreth votës së lirë.

Nuk po mbroj asgjë tjetër veç votës së lirë, ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe bllofit, por atyre do tiu lëmë bllofin në dorë.

Most Popular