HomeLAJMEI keni dhënë dikujt fjalëkalimin e Netflix? Ç’duhet të dini për pagesën...

I keni dhënë dikujt fjalëkalimin e Netflix? Ç’duhet të dini për pagesën shtesë

Siç të gjithë e dimë, nuk është sekret që njerëzit shpërndajnë fjalëkalimet e llogarive të tyre në Netflix për familjarët dhe miqtë. Platforma e ka lejuar shpërndarjen e fjalëkalimeve, por mund të mos e lejojë më.

Netflix po planifikon që të mos lejojë shpërndarjen e fjalëkalimeve jashtë një familjeje të vetme. Personat që do të zgjedhin të japin fjalëkalimet jashtë familjes, do të tarifohen shtesë.

Në javët e ardhshme, platforma e transmetimit do të nisë të testojë veçori të reja, ku anëtarët do të duhet të paguajnë një shtesë prej 2 deri në 3 dollarë për të shpërndarë fjalëkalimet me njerëzit jashtë shtëpisë.

Njerëzit do të jenë në gjendje të shtojnë nën-llogari për deri në dy persona me të cilët nuk jetojnë, ku secili do të ketë profilin e tij, rekomandime të personalizuara dhe fjalëkalimin personal.

Tani për tani, testimi për shpërndarjen e fjalëkalimeve me pagesë do të bëhet vetëm për njerëzit në Kili, Kosta Rika dhe Peru. Nuk dihet nëse Netflix do ta miratojë planin në gjithë botën pasi të përfundojë testimi.

Most Popular