HomeLAJMESKANDALI/ Hungarezët e 4iG benë që 4 muaj marrëveshjen për blerjen e...

SKANDALI/ Hungarezët e 4iG benë që 4 muaj marrëveshjen për blerjen e ONE në Shqipëri

Kompania hungareze 4iG njofton zyrtarisht arritjen e një marrëveshjeje për blerjen e operatorit të dytë më të madh të komunikimeve celulare në Shqipëri, ONE që në 25 Dhjetor 2021.

4iG njofton se ka lidhur një marrëveshje përfundimtare shitblerje me kompanitë ATI, Albanian Telecom Invest Ltd., Adarna EOOD, Guri Enterprises BV dhe River Styxx Capital EAD për blerjen e 100% të aksioneve të Albania Telekom Invest AD, shoqëria. që zotëron 99.899% në ONE Telecommunications sh.a. Në këtë mënyrë, 4iG do të përfitojë indirekt operatorin celular ONE. Në njoftimin e saj, 4iG nuk bën publike vlerën e transaksionit.

Në fillim të muaji Dhjetor 2021, 4iG njoftoi zyrtarisht marrëveshjen për të blerë 80.27% të aksioneve në Albtelecom, në pronësi të konsorciumit turk CETEL.

Transaksionet u mbyllën pas marrjes së miratimeve të nevojshme rregullatore, ndër të cilat më të rëndësishme ishin ato të Autoritetit të Konkurrencës dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Autoriteti i Konkurrencës e argumentoi dhënien e autorizimit me gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej ALBtelecom dhe me pamundësinë e saj për të mbijetuar në treg, duke parë humbjet e vazhdueshme të akumuluara që prej privatizimit të kompanisë. Ndërkohë, rregullatori i përfshirë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në tregun përkatës, AKEP, ende sot e kësaj dite nuk ka bërë publik asnjë vendim ku të argumentojë dhënien e pëlqimit për kryerjen e këtij transaksioni.

Most Popular