HomeLAJMEDonaldi dhe Bora udhëtojnë drejt Zvicrës, mesazhi që i “nxjerr zbuluar”

Donaldi dhe Bora udhëtojnë drejt Zvicrës, mesazhi që i “nxjerr zbuluar”

Disa ditë më parë nëpër media bëri xhiro lajmi se “Bora Zemani dhe Donald Veshaj ishin takuar”. Kjo pasi në rrjet qarkulluan disa foto ku shihej makina e Donaldit e parkuar poshtë shtëpisë së Borës.

Menjëherë, pas këtyre fotove fansat filluan të shpresojnë se mes tyre ka një ribashkim. Së fundmi, ka qenë Olti Curri ai i cili si gjithmonë do të shkaktojë pak “trazira”. Ai ka “ngacmuar” ndjekësit në Instagram me pyetjen”Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vienë.

Një ndjekës menjëherë përgjigjet : Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30,Bora 14:30! Kaq mjaftoi që fansat të dyshojnë edhe për një takim të dytë.

E në momentin që hyn në profilet e moderatores dhe aktorit shihet se të ndodhen në Zvicër.

Bora ka hedhur story duke e treguar hapur se ndodhet në Vienë dhe Donaldi në anën tjetër ka shpërndarë në story club-in ku do performojë dhe është në Laussanë të Zvicrës.

Nuk dihet ende nëse “çifti” janë takuar në Zvicër apo jo.

Most Popular