HomeLAJMEBerisha i "sulmoi" në Kuvend, Balla: Të dëgjosh Saliun që flet për...

Berisha i “sulmoi” në Kuvend, Balla: Të dëgjosh Saliun që flet për korrupsion, si djalli për biblën

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka replikuar ditën e sotme pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berishës në foltore.

Kujtojmë se ai tha se ky i fundit është personi i vetëm non-grata në Kuvend dhe flet për anti-korrupsion.

Balla e krahasoi fjalën e Berishë si “djalli kur flet për biblen”, teksa e këshilloi PD-në të mos kthehet në bunkerin e fundit komunist. Ai tha se koha e ish-kryeministri Berisha me shqiptarët ka mbaruar.

Taulant Balla: Parafolësi (për Berishën) është personi i vetëm i shpallur non-grata këtu për korrupsion dhe jep sot moral. Është sikur djalli të flasë për biblën, të dëgjosh Saliun të flasë për anti-korrupsion. Thirrja ime për PD është të mos e shndërroni në strehën e fundit dhe bunkerin e fundit komunist në Shqipëri. Sali Berisha është mbetja e fundit e komunizimit dhe e korrupsionit në vend. Nuk reaguat te plehrat dhe baltat që hodhi Berisha ndaj qeverisë, për fat të mirë ail ë sallën sa herë un marr fjalën.

Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe Shqiptarët. Koha do e tregojë sa të drejtë kanë SHBA.

Most Popular