HomeLAJMEShpërthim në një xhami në Kabul – të paktën gjashtë persona janë...

Shpërthim në një xhami në Kabul – të paktën gjashtë persona janë lënduar

Të paktën gjashtë persona u plagosën në një shpërthim gjatë lutjeve në një xhami në qendër të Kabulit, thanë sot zyrtarët lokalë.

Ky është shpërthimi i dytë brenda një jave në kryeqytetin e Afganistanit, pasi pak ditë më parë shpërtheu këmbimi, ku mbeti i vrarë një person dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Shpërthimi i sotëm ndodhi pasi një person i panjohur hodhi një bombë në xhami dhe policia arrestoi një të dyshuar, tha një zëdhënës i komandës ushtarake të Kabulit.

Talebanët në pushtet kanë thënë se kanë siguruar vendin që nga marrja e pushtetit në gusht të vitit të kaluar dhe shumica e luftimeve kanë përfunduar.

Zyrtarët dhe analistët ndërkombëtarë thonë se ekziston rreziku i kthimit të ekstremizmit, dhe Shteti Islamik terrorist ka marrë tashmë përgjegjësinë për disa sulme të mëdha. /Telegrafi/

Most Popular