Gjenden 132 trupa të pajetë në një varrezë masive në Makarov, në zonën e Kievit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Vadym Tokar, duke nënvizuar se pothuajse gjysma e qytetit është shkatërruar plotësisht.
“Ne gjetëm 132 civilë që u vranë nga orkët rusë. 40% e qytetit është shkatërruar dhe shumë shtëpi nuk mund të rindërtohen, “shpjegoi ai, sipas raporteve nga Ukrainska Pravda.
Kujtojmë se kjo është masakra e dytë që kanë bërë ushtarët rus, teksa e para ka qenë në qytetin Bucha në Ukrainë./