HomeLAJMEA do të përfundojë lufta më 9 maj? Pse kjo është një...

A do të përfundojë lufta më 9 maj? Pse kjo është një datë kyçe për Rusinë

Në fillim data 9 Maj ishte thjesht një pakujdesi e pakonfirmuar. Shtabi i Përgjithshëm i Kievit kishte nxjerrë thashethemet se shumë ushtarë rusë të zënë robër raportuan se kishin marrë nga eprorët e tyre lajmin se lufta do të përfundonte më 9 maj të ardhshëm.

Por, e kombinuar me konfirmimin zyrtar të ashpërsimit të operacionit, me qëllimin e deklaruar për të përqendruar përpjekjet e luftës në Donbass, sikur të duhej një rezultat i menjëhershëm, në kancelaritë perëndimore lindi shpresa ose frika se për atë datë mund të ndodhë vërtet diçka e rëndësishme.

E vetmja gjë e sigurt është se nuk do të jetë një ditë e zakonshme.

Sepse festohet Dita e Fitores, e cila u bë edhe më e rëndësishme gjatë njëzet viteve të Vladimir Putin, i cili donte ta kthente patriotizmin në ide kombëtare që, sipas tij, mungonte për të mbajtur bashkë një vend të tronditur ende nga shpërbërja e BRSS dhe kriza ekonomike e viteve të fundit të Boris Jelcinit.

Të hënën e 9 majit, gjatë paradës në Sheshin e Kuq, presidenti do të ulet i rrethuar nga veteranë të çdo lufte. Mund të bëhet një moment i sikletshëm, nëse ndërkohë nuk arrihet një fitore, si për shembull “çlirimi” i territoreve të dy republikave të Donetskut dhe Luganskut, ose marrëveshjet e paqes me “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e ‘Ukrainës.

Pas një mungese prej dy vitesh për shkak të pandemisë, do të rikthehet në paradë edhe Regjimenti i Pavdekshëm, që  lindi si një nismë spontane dhe më pas u imponua nga lart si simbol i kujtesës historike të rusëve.

Mijëra pasardhës të fitimtarëve kundër nazi-fashizmit do të marshojnë në çdo qytet, të cilët do të mbajnë portretet e baballarëve dhe gjyshërve të tyre, të bashkuar nga slogani i gdhendur në hyrje të varrezave Piskariovskoye në Petersburg, në kohën e Leningradit “Askush nuk harrohet, asgjë nuk harrohet”.

Në vitin 2019, kishte më shumë se një milion në Moskë. Mund të jetë një ditë e së vërtetës, ku edhe çdo protestë do të ishte e vështirë të kontrollohej. Sepse protagonistë do të jenë ata që kanë të drejtë të bëjnë pyetje. Për të cilën Putini do të duhet të përgjigjet ende./ Corriere della Sera;  

 

Most Popular