HomeLAJMEAbuzim seksual dhe pornografi më fëmijët/ Policia finalizon megaoperacionin: 55 të dyshuar,...

Abuzim seksual dhe pornografi më fëmijët/ Policia finalizon megaoperacionin: 55 të dyshuar, të moshës deri në 62 vjeç!!

Policia Kriminale e Hessen në Gjermani ka kryer një megaoperacion ndaj ngacmuesve të fëmijëve në këtë rajon, ndërsa ka kryer plot 50 kontrolle apartamentesh, 15 marrje në pyetje dhe 626 sekuestrime. Nga e hëna deri të premten e javës së kaluar, në aksion kanë qenë në shërbim 244 efektivë nën drejtimin e Policisë Kriminale të Shtetit Hesian.

 

Janë sekuestruar 45 kompjuterë dhe laptopë, 147 telefona inteligjentë, 31 USB, 276 CD dhe DVD, plus 127 “artikuj të mëtejshëm specifikë të krimit”. Shënjestër e operacionit, 55 të dyshuar të moshës deri në 62 vjeç.

Abuzimi seksual i fëmijëve dhe të rinjve ose blerja, posedimi dhe shpërndarja e pornografisë së fëmijëve dhe të rinjve. Në stacionin e policisë janë marrë në pyetje 15 të dyshuar.

Kërkimet u kryen në Frankfurt, Wiesbaden, Darmstadt, Kassel, Marburg dhe Gießen si dhe në rrethet Main-Taunus-Kreis, Hochtaunuskreis, Main-Kinzig-Kreis, Lahn-Dill-Kreis, Wetteraukreis, Gießen, Fulda, -Rotenburg dhe Limburg -Weilburg, Offenbach, Kassel dhe Waldeck-Frankenberg.

Most Popular