HomeLAJMEVideo/ Imagjinata e Ramës shkon më tej: Një Shqiponjë në mes të...

Video/ Imagjinata e Ramës shkon më tej: Një Shqiponjë në mes të detit, si Palma në Dubai

Lungomare edhe në Durrës. Të paktën ky është projekti që iu prezantua sot dhe ku ishte dhe kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako

Projekti zhvillimor shtrihet në një gjatësi prej 3 kilometrash dhe fillon nga Ura e Dajlanit, duke përfunduar tek zona e njohur si Kavalishenca

“Ky projekt do i bashkangjitet edhe portit turistik që është ende në fazën e negocimit me kompaninë e Emirateve për tu konkluduar dhe besojmë që së shpejti do të jetë në ndërtim” tha Rama.

Projekti në letër

Shëtitorja do të përbëhet nga linja kalimi këmbësor, vrapimi dhe pista për biçikleta. Midis shëtitores dhe zonës se plazhit, parashikohet krijimi i stacioneve me pajisje sportive për aktivitete fizike në natyrë, si dhe krijimi i zonave për ushtrimin e sporteve ujore.

Gjithashtu parashikohet dhe krijimi i nyjeve kryesore ku do ofrohen shërbime gastronomie dhe nyje për funksione rekreative. Përgjatë shëtitores do ketë dhe kënde lojërash fëmijë, si dhe dhoma zhveshje e dushe dhe  ndërrimit.

Parashikohet dhe zgjerim të brezit të rërës.

“Zgjerohet deri në 35 metra” thotë inxhinieri. 

Most Popular